Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi, ka treguar se sot do të kryhen testet e para për qytetarët. Ai ka treguar detaje se cilët persona mund të bëjnë këtë test
“Pas përgatitjes disa ditore dhe kalibrimeve në aparaturë nga ekspertët e kësaj lëmie sot veç është përcjellë lista e cila është krijuar nga dje. D.m.th sot e kemi listën e parë të qytetarëve të cilët do t’i nënshtrohen testeve. 50 qytetarë do të testohen në ditë. Kjo do të jetë gjatë kësaj jave, por edhe javëve në vazhdim. Do të rritet kapaciteti edhe për numrin e qytetarëve edhe për hulumtimin të cilët realisht e kemi nisur këtë procedurë”
“Të gjithë qytetarët që do të vizitojnë qendrat familjare, do të jetë në kompetencën e mjekut familjarë nëse do të jetë e nevojshme që të realizohet ky test për qytetarin apo jo. Testet nuk do të kryhen me vetë dëshirën e qytetarëve, për të hequr merakun nëse e kanë pasur virusin apo jo. D.m.th këto janë teste serologjike të cilat krijojnë për antitrupat e krijuar në organizimin e njeriut dhe nuk është çështje dëshire. Kjo është për çështje hulumtimi”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.
Gashi theksoi se testimet kryhen në laboratorin i cili gjendet tek mensa e studentëve. Ai po ashtu tha se që nga fillimi i pandemisë janë 1902 raste, ndërsa sot raste aktive në Komunën e Prishtinës numërohen 1175 raste aktive.