Shtatzënia mesatarisht zgjat përafërsisht 40 javë, dhe në atë kohë duhet besim për shëndetin tuaj dhe të foshnjës – që të jetë në duart e duhura.
Është shumë e rëndësishme të keni gjinekologun apo gjinekologen, me të cilën kuptoheni dhe me të cilët keni vendosur një marrëdhënie mirëbesimi që shtatzënia e juaj të kalojë sa më qetë.
Gjinekologun e përzgjedhur do ta takoni shpesh gjatë shtatzënisë. Ai do të kujdeset për shtatzëninë tuaj, dhe do të tentojë të zbulojë komplikimet e mundshme, do t’ju ndihmojë me këshilla në rast të parregullsive dhe ta mbrojë shëndetin tuaj dhe të foshnjës.
Vizita e parë në shtatzëni
Kur ta kuptoni shtatzëninë, mos e zgjatni të shkoni në kontrollin e parë. Mund ta bëni këtë te gjinekologu të cilin e keni vizituar deri më tani, por mendoni edhe për zgjedhje tjetër, nëse keni ndonjë brengë. Është shumë e rëndësishme që gjatë vizitës të ndjeheni të lirë dhe të sigurtë, prandaj mos t’ju frikësojë përzgjedhja e ndonjë mjeku tjetër.
Kontrollin e parë do ta keni diku rreth javës së 8-të dhe 12-të të shtatzënisë. Gjinekologu do ta vlerësojë gjendjen e mitrës suaj dhe do ta bëjë një kontroll të lehtë. Do të ua matë shtypjen e gjakut, dhe do të tentojë të bisedojë me ju për rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, të ushqyerit e drejtë, aktivitetet trupore, ushtrimet nën mbikëqyrje dhe edukimin për prindërit e ardhshëm.
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Plus Klikoni KËTU.
Përmes sondës vaginale, do të vlerëson nëse po zhvillohet shtatzënia në mitër, funksionet vitale të frytit dhe sa foshnje i bartni. Do të përcaktojë edhe terminin e pritshëm të lindjes. Sipas nevojës do ta merr një strisho nga qafa e mitrës (PAPA test).
Pritni edhe përcaktimin e grupit të gjakut dhe faktorit Rh, testi ICT dhe hemogrami, kontrollin e urinës dhe testin e prostaglandinës IgG dhe IgM për testin e toksoplazmozës.
Gjatë kohës së vizitës së parë është shumë e rëndësishme që gjinekologu t’ju shpjegon qëllimin e ekzaminimit, testet dhe hulumtimet, mos ngurroni ta pyesni krejt çfarë ju intereson dhe qartësoj çdo dilemë.
Vizitat te gjinekologu gjatë shtatzënisë
Në Kroaci për shtatzënat e shëndosha parashihen 10 kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe dy ekzaminime me ultrazë. Ultrazëri i parë bëhet për përcaktimin e shtatzënisë nga java e 8 deri në javën e 12-të, ndërsa ekzaminimi i dytë për zhvillimin e frytit midis javës së 20 dhe 22. Gjatë çdo ekzaminimi matet shtypja e gjakut, pesha trupore e shtatzënës dhe jepet një mostër e urinës.
Në fillim ekzaminimet do të jenë në distancë kohore nga 4 deri në 6 javë, pastaj më shpesh. Në tremujorin e fundit së pari çdo 14 ditë, pastaj çdo javë.
Shtatzënat i ndajmë me rrezikshmëri të lartë dhe ato me të ulët për komplikime. Gjinekologu juaj që do të përcaktojë nëse ju bëni pjesë dhe do ta përshtat mënyrën dhe numrin e ekzaminimeve. Do t’ju thotë gjithashtu nëse do të ketë nevojë të bëni më shumë ekzaminime të ultrazërit apo edhe teste shtesë, për vlerësimin e gjendjes së frytit.
Kryerja e testeve prenatale
Me gjinekologun tuaj mund të këshilloheni lidhur me testet prenatale, mund ta pyesni për rekomandime. Rrallë ndonjë shtatzënë e cila kalon nëpër shtatzëni, nuk e lë pa e bërë ndonjë test prenatal
Mund të zgjidhni mes testeve siç është matja e translucencës nuhale apo testeve diagnostike, siç është amniocenteza. Dallimi më i rëndësishëm qëndron në atë që testi diagnostifikues jep vërtetësinë finale apo e thotë të kundërtën, në dyshimin që ekziston ndonjë parregullsi kromozomale siç është Sindroma Down, apo ndonjë rrezik tjetër, ekzistojnë ende teste invazive ku mundësia e abortit sillet afro 1%. Testet e përzgjedhura janë joinvazive, pa rrezik dhe në parim shumë të saktë, por për dallim nga testet diagnostifikuese, nuk e japin rezultatin përfundimtar.
Gjinekologu do t’ju prezantojë mundësitë, sigurisht edhe t’ju njoftoj për mundësinë e testit NIFTY (testi prenatal joinvaziv), i cili u rekomandohet të gjitha shtatzënave, sidomos atyre që bëjnë pjesë në grupin me rrezikshmëri më të lartë (më të vjetra se 35-vjet/apo atje ku janë çrregullimet kromozomale prezente në familje). Bëhet fjalë për teknologjinë më të re të testimit, që u rekomandohet të gjitha shtatzënave, zbulon rrezikun nga Sindroma Down, Edwards apo Patau, aneuploidinë e kromozomeve të gjinisë apo të trisomive tjera dhe një numër të madh të delecioneve dhe duplikacioneve që mund të kenë ndikim në zhvillimin e frytit. Për bërjen e testit NIFTY nevojitet gjaku i nënës të marrë nga damarët, që e bën testin NIFTY shumë të sigurtë për frytin. Mostra analizohet në laborator, dhe rezultatet mund të merren në afat prej 6-8 ditë të punës.
Testi NIFTY është më i saktë në krahasim me ekzaminimin e translucencës nuhale. Shkalla e prezencës të tri trisomive më të shpeshta të cilat janë prezente gjatë lindjes te testi NIFTY, është më i lartë se 99%.
Në testim do t’ju udhëzojë gjinekologu nëse gjatë kontrollit me ultrazë sheh çfarëdo rreziku që tregon për mundësi të parregullsive kromozomale.
Gjithsesi duhet të bisedoni për invazivitetin, sigurinë dhe besueshmërinë e metodave të ndryshme dhe bashkë me të gjeni atë që më së shumti ju përshtatet.
Gjatë shtatzënisë gjinekologu është personi i cili do t’ju ndihmojë me kompetencën e tij profesionale, mund t’ju këshillojë lidhur me të gjitha brengat tuaja me të cilat mund të ballafaqoheni gjatë shtatzënisë. Andaj është shumë e rëndësishme ta gjeni njeriun të cilit mund t’i besoni, sepse këta 9 muaj do të jenë shumë më të qetë kur e dini se mund të mbështeteni të gjinekologu juaj.
Testin Nifty tani në Kosovë mund ta paguani edhe me këste. Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Plus klikoni KËTU.