Atë çfarë nuk do ta kishte bërë asnjë 12 vjeçare, Jacee Depellen arriti ta bëjë; vajza arriti të luante rolin e mjekut, duke asistuar në lindjen e vëllaut të saj.
Dede Carraway, e ëma e Jacee, u shokua nga propozimi i mjekut, por Jacee ishte e lumtur. Doktori e ndihmoi, gjithsesi, duke i mbajtur duart dhe duke i dhënë instruksione gjatë lindjes. “Në fak, doktori më udhëzonte të shtyja dhe ta tërhiqja beben jashtë”, – tregon Jacee. “Isha si… wow, sikur po bëja mjeken e vërtetë. Kam bërë rolin e doktorëve fals më parë, por kjo ishte një gjë e vërtetë, isha shumë nervoze.”
Por pavarësisht gjendjes emocionale, Jacee ia doli mjaft mirë në dhomën e lindjes, madje preu edhe kordonin pas lindjes. Falë këtyre fotove që janë bërë virale, është shumë e qartë që vogëlushja ka pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme edhe me emocionet ndërsa vëllai i saj Cayson po vinte në jetë. “Duke parë emocionet në fytyrën e saj, më vjen të qaj. Po qaj tani! Ishte një moment i jashtëzakonshëm për mua” – shkruan e ëma./pernenat.al/