Gazetari Arsim Lani është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Lani ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka falënderuar stafin e klinikës së Kardiologjisë për trajtimin e tij, transmeton Gazeta Shneta.
“E para; mos e injoroni kurrë shëndetin, sic kam bërë unë, por kontrolloni të mjeku edhe atëherë kur mendoni se jeni mirë.
Dhe e dyta; për t’i falënderuar thellësisht stafin e Kardiologjisë në Klinikën Interne në QKUK, secilin prej tyre, për kujdesin që kanë treguar ndaj meje”, ka shkruar Lani.
Postimi i tij i plotë:




