Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve si pasoja e virusit të quajtur corona, ndërsa deri më tani janë evidentuar rreth 616 persona të infektuar.
Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë.
Por si po përjetohet përhapja e këtij virusi në Kinë. Në lidhje direkte në Top Channel ishte gazetarja e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e jashtme të Kinës Zhang Yan e cila njihet dhe me emrin shqiptar Zana.
“Autoritet kanë marrë shumë masa, dhe po bëhet gjithçka për mospërhapjen më tej të virusit. Këshillohet evitimi i lëvizjeve të shpeshta si dhe pjesëmarrja në evente publike. Njerëzit kanë filluar të blejnë alkool mjekësor, dhe të mbajnë maska”, tha ajo.