Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gexha në Onkologji: Të bashkëpunojmë për parandalimin e kancerit të gjirit

Lajme 11/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të muajit tetor, që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të  gjirit, u.d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast, u.d. ministrja e Shëndetësisë, tha se janë të përkushtuar për  përgatitjen e planit nacional për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

“Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, e shprehur në veçanti tek gratë. Të dhënat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit dhe vetëm trajtimi i hershëm e rritë shkallën e mbijetesës. Nga të dhënat e Klinikës së Onkologjisë, në nëntë muajt e fundit janë trajtuar 400 gra.  Bashkëpunimi i institucioneve shëndetësore, profesionistëve shëndetësor, mbetet arma më e fortë për parandalimin e kancerit të gjirit. Inkurajojmë gratë dhe burrat që ta rrisin kujdesin dhe vetëkontrollin”, potencoi ministrja Gexha.

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se përkundër situatës dhe gjendjes pandemike, ShSKUK ka arritur të avancojë shërbimet për parandalimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Ai përmendi diagonostikimin e hershëm që bëhet për herë të parë në Institutin e Patologjisë me metoda të avancuara,  këshillat psikologjike, por edhe mamografin mobil, i cili do të lëvizë në komuna të ndryshme, ku nuk ka mamograf.

Drejtori i Klinikë së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se për 9 muaj në këtë klinikë janë kryer 200 mijë shërbime mjekësore, duke shtuar se është rritur edhe numri i  femrave që është bërë diagnostikimi në stadin e parë të sëmundjes.

Artikulli paraprak14 raste pozitive me Covid dhe dy viktima janë raportuar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës SHSKUK kërkon ndihmë nga Emiratet Arabe për projektin e IVF-së, spitalin e mushkërive, depon e barnave

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.