Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,153 testime të kryera janë konfirmuar 14 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 74 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 1,095.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 9,795 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/