Një grup punues në krye me zv.ministrën Dafina Gexha-Bunjaku i përbërë nga ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së kanë mbajtur një takim rreth kërkesave të stafit shëndetësor.
Zv.ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku, ka mbajtur një takim me grupin punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se temë diskutimi ishte modaliteti lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore”, potencohet tutje në komunikatën e MSh-së.
Komunikata e plotë:
Zv/ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku mbajti takimin në kuadër të grupit punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK ku u diskutuan modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore.
Zv/ministrja Gexha-Bunjaku theksoi se dialogu social do të mundësojë që të adresohen kërkesat, të cilat më pas shqyrtohen dhe do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit punues i cili planifikohet të mbahet gjatë muajit Maj.
Aktualisht, punonjësit shëndetësorë me ligjin e ri për paga, kanë të ardhurat më të larta në rajon. Dialogu social do të shërbejë që të përmirësohen edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësorë.