Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Pirja e alkoolit gjatë ushqyerjes me gji ndikon në shëndetin e të porsalindurve

Jetë 24/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet kanë treguar se konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë trurin dhe zhvillimin e sjelljes së pasardhësve në shtatzëni.

Aktualisht, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), këshillon kundër konsumimit të alkoolit nga nëna gjatë shtatzënisë dhe deklaron se nuk ka një nivel të njohur të sigurt të konsumit, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, cilat janë pasojat e nënave që konsumojnë alkool gjatë ushqyerjes me gji?

Një ekip hulumtues në Universitetin e Kalifornisë, Riverside, kreu një studim me minj për të zbuluar këto efekte.

I udhëhequr nga Kelly Huffman, profesoreshë e psikologjisë, ekipi zbuloi se ekspozimi i foshnjave ndaj alkoolit nëpërmjet qumështit të gjirit mund të ketë efekte afatgjata në zhvillimin e tyre.

Në mënyrë të veçantë, minjtë e rinj që u ekspozuan ndaj alkoolit gjatë zhvillimit të hershëm tregojnë rritje më të vogël të trupit dhe trurit, si dhe ulje të gjatësisë kortikale – një masë e madhësisë së trurit.

Studimi u shfaq në revistën “Frontiers in Neuroscience”.

Hulumtimet tregojnë se afërsisht 36% e nënave gjidhënëse në Shtetet e Bashkuara konsumojnë alkool. Në Kanada dhe Australi, shifrat janë përkatësisht 20% dhe 60%.

Gratë që konsumojnë alkool gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të pinë gjatë ushqyerjes me gji. Gjithashtu, shumë gra që zgjedhin të abstenojnë nga pirja gjatë shtatzënisë raportojnë se kanë filluar të pinë përsëri menjëherë pas lindjes. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakGexha në takim me FSSHK-në, temë diskutimi nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor
Artikulli i rradhës Zbulohet ilaçi që mund të vonojë simptomat më të hershme të sklerozës multiple

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.