Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë jetë të humbura në pesë ditë nga aksidentet në trafik

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrugët e Kosovës po shndërrohen gjithnjë e më shpesh në skena tragjedish. Vetëm gjatë kësaj jave, vendi është përballur me një bilanc të rëndë humbjesh njerëzore si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Për pesë ditë, gjashtë viktima.

Fillimi i javës solli një tragjedi familjare në Llapushnik të Drenasit, përgjatë rrugës Prishtinë–Pejë. Një çift bashkëshortor nga Drenasi humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i tyre 19-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë katër ditë më vonë.

Të enjten, në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Dollc të Klinës. Një veturë u përplas me një autobus, duke i marrë jetën një të riu 23-vjeçar – shoferi i veturës. Pesë persona të tjerë mbetën të lënduar, raporson rtklive.

Po atë ditë, një tjetër viktimë u regjistrua në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe u vetaksidentua për vdekje.

Tragjeditë nuk ndalën as të premten. Në qytetin e Pejës, një person humbi jetën pasi automjeti i tij u përplas me një shtyllë elektrike.

Përveç viktimave, ditët e fundit janë shënuar edhe disa aksidente të tjera me të lënduar, duke e bërë situatën në rrugët e Kosovës tejet shqetësuese.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve, respektim të rregullave të komunikacionit dhe shmangie të shpejtësisë së tepruar, në përpjekje për të parandaluar humbje të jetëve njerëzore.

Artikulli paraprakShqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Evropë gjatë periudhës 2022-2024
Artikulli i rradhës Dështon zgjedhja e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, propozimi u përcoll me reagime të zëshme të deputetëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.