Gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid- 19, janë duke u trajtuar në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit nga ShSKUK, edhe katër pacientë të tjerë janë Post-Covid-19.
“Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq sipas raportit të klinikave dhe spitaleve, thuhet se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar nëntë pacientë kurse në Spitalin e Gjakovës, një pacientë./Gazeta Shneta