Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur tender për furnizim me makinë për numrimin e parave shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata me titull “Furnizim me makinë për numrimin dhe verifikimin dhe dedektimin e valutave për Sektorin e Financave” është mbyllur më 28 mars 2022.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 1 mijë e 150 euro, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët i Operatorit Ekonomik.
Periudha e vlefshmërisë së kontratës është 45 ditë.
Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni më detajisht për kontratën. /Gazeta Shneta/




