Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë raste të dhunës në familje, viktimë edhe një vajzë 6 vjeçare

Lajme 08/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjashtë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë. 

Pesë prej tyre janë iniciuar si dhunë në familje, ndërsa një si sulm dhe armëmbajtje pa leje.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar 3 raste, dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Në Prishtinë dy vëllezër dyshohet se janë rrahur mes vete.

“Prishtinë 06.06.2025 – 23:10. Janë intervistuar dy të dyshuar (vëllezër) meshkuj kosovarë-njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin përdorur dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Si pasojë e rrahjes i mituri ka marrë tretman mjekësor.

 Pas trajtimit të rastit me rekomandim të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. Po ashtu një grua dyshohet se ka tentuar ta godasë bashkëshortin e saj dhe ia ka mbyllur derën e banesës.

“Prishtinë 07.06.2025 – 17:00.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se kishte tentuar ta godas viktimën mashkull kosovar-bashkëshortin e saj dhe ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës. Sipas viktimës, bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevënjë burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe vajzën 6 vjeçare.

“Podujevë 07.06.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj viktimave bashkëshortes dhe vajzës së tij 6-vjeçare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Gjilan një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan 07.06.2025 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Sipas viktimave i dyshuari është recidivist i rasteve të dhunës në familje pasi është përdorues i narkotikëve dhe shumicën e kohës është i dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

Ndërsa në Suharekë një burrë është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Atij i janë gjetur një armë gjysmëautomatike dhe një pistoletë.

“SULM /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Suharekë 07.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjysmë-automatike dhe një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një burrë tjetër është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur u ka shkaktuar dhunë anëtarëve të familjes.

“DHUNË NË FAMILJE- Klinë 07.06.2025 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë në anëtarët e familjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje edhe më herët, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Artikulli paraprakTemperatura të larta sot në Kosovë
Artikulli i rradhës Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.