Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Lajme 08/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga sot, Komuna e Podujevës do të fillojë fazën e parë të dezinfektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga sot, 08.06.2025 deri më datën 11.06.2025.

“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe i parqeve do të kryhet sot më datë 08.06.2025 (dezinsektimi i qytetit fillon prej orës 20:00). Më datën 09.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Peran, Bajçinë, Dobërdol. Më datën 10.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë. Më datën 11.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap: Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm, në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë”, bën të ditur komuna përmes një njoftimi.

“Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, ndërsa dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00. (Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave së banimit.)”.

Me këtë rast, janë njoftuar Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që gjatë ditëve të cekura më lart, të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës për shkaqe të sigurisë së tyre.

Artikulli paraprakGjashtë raste të dhunës në familje, viktimë edhe një vajzë 6 vjeçare
Artikulli i rradhës 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu pas shpërthimit të salmonelës në SHBA

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.