Laboratori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 397 mijë e 880 analiza laboratorike gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga institucioni.
Gjatë këtij viti, shërbime laboratorike kanë marrë 20 mijë e 396 pacientë, ndërsa analizat janë kryer për nevojat e reparteve internistike, kirurgjike dhe pediatrike, si dhe për Shërbimin Emergjent.
Laboratori funksionon si pjesë e shërbimit diagnostik të spitalit dhe përdoret në vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe në mbështetje të vendimmarrjes mjekësore.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 397 mijë e 880 parametra laboratorikë, në kuadër të shërbimeve të ofruara nga ky sektor./Gazeta Shneta/




