Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është aplikacioni “Are You Dead?” dhe pse po bëhet kaq i popullarizuar në Kinë dhe më gjerë

Jetë 14/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një aplikacion mobil i quajtur “Are You Dead?” po shënon rritje të madhe të popullaritetit në Kinë, duke u renditur si aplikacioni me pagesë më i shkarkuar në Apple App Store gjatë javës së parë të janarit.

I çmimit rreth 1 euro, aplikacioni synon të ofrojë siguri për personat që jetojnë vetëm, në një kohë kur shqetësimet për izolimin social dhe mungesën e kontaktit janë në rritje.

Aplikacioni funksionon në mënyrë të thjeshtë: përdoruesit duhet të konfirmojnë çdo ditë se janë mirë duke shtypur një buton të gjelbër.

Në rast se nuk kryhet asnjë verifikim për dy ditë radhazi, sistemi dërgon automatikisht një email tek personi i caktuar si kontakt emergjent.

Zhvilluesit e përshkruajnë aplikacionin si një “mjet të lehtë sigurie”, i dizajnuar për të krijuar një formë mbrojtjeje të padukshme për njerëzit që jetojnë vetëm, duke ofruar qetësi si për përdoruesit ashtu edhe për familjarët e tyre.

I lançuar fillimisht si aplikacion falas vitin e kaluar, “Are You Dead?” ka kaluar gradualisht në kategorinë me pagesë dhe aktualisht kushton 8 juanë.

Jashtë Kinës, aplikacioni njihet me emrin “Demumu” dhe ka hyrë në listën e aplikacioneve më të shkarkuara edhe në SHBA, Singapor dhe Hong Kong.

Sipas raportimeve mediatike, popullariteti ndërkombëtar i aplikacionit lidhet kryesisht me komunitetet kineze jashtë vendit.

Rritja e interesimit për këtë aplikacion përkon me shtimin e numrit të personave që jetojnë vetëm në Kinë. Sipas të dhënave të Institutit të Kërkimeve Beike, të cituara nga China Daily, deri në vitin 2030 pritet që 150 deri në 200 milionë qytetarë në Kinë të jetojnë vetëm./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTurbullirat në Badoc, Mjeku: Uji mund të përdoret për ushqim, veç nëse vlohet
Artikulli i rradhës Gjatë vitit 2025 u kryen mbi 397 mijë analiza laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.