Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Abdyl Frashri” në Lipjan.
Sipas policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pabanuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij.
“Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.



