Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 20 ndërhyrje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme, në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë së njëjtës ditë janë kryer 510 vizita specialistike, ndërsa në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës janë regjistruar pesë lindje, prej tyre dy djem dhe tri vajza.
Në këtë institucion shëndetësor aktualisht janë të shtrirë 243 pacientë.
Gjatë ditës janë kryer gjithsej 3,979 analiza laboratorike për 291 pacientë, si dhe 34 seanca të dializës.
Sa i përket shërbimeve diagnostikuese, janë realizuar 72 ekzaminime me rëntgen, 38 ultrazëra dhe 10 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu, janë kryer 15 ehokardiografi, 5 teste ergometrie, 8 gastroskopi dhe 37 seanca fizioterapie./Gazeta Shneta/




