Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendja e aktiviteti jonormal imunitar u zbulua në tetë muaj pas infektimit me virusin Sars-CoV-2

Jetë 12/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit në mbarë botën po përditësojnë vazhdimisht njohuritë shkencore rreth SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Në përditësimin më të fundit, shkencëtarët në Australi raportojnë se aktiviteti imunitar atipik vazhdon te njerëzit me ‘COVID të gjatë’ në rreth 8 muaj pas infektimit me SARS-CoV-2, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtimi i tyre tregon se COVID-19, për një kohë të gjatë shfaq nivele të rritura të biomarkuesve specifikë imunitarë në trup.

Gjetjet e tyre ofrojnë një bazë thelbësore për të përmirësuar kuptimin tonë për formën COVID të gjatë, një gjendje kronike në zhvillim.

Forma ‘Covid i gjatë’, i njohur si sindroma post – COVID, është një term për të përshkruar efektet e infeksionit që zgjasin për javë ose muaj përtej sëmundjes fillestare. Simptomat shpesh përfshijnë shqetësime të frymëmarrjes, gjendjes fizike dhe së fundmi, shqetësim kardiovaskular.

Studimi i udhëhequr nga shkencëtarët në Institutin Kirby, Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, në Australi, shfaqet në revistën ‘Nature Immunology’

“Vëzhgimet tona ofrojnë një bazë të rëndësishme për të kuptuar patofiziologjinë e këtij sindromi dhe mund të sugjerojnë rrugë të mundshme terapeutike për ndërhyrje,” shkruajnë autorët e studimit.

Ndër të tjera, ata raportuan se:

“Studimi ynë tregon një përgjigje inflamatore të vazhdueshme, të qëndrueshme edhe pas COVID-19 akut të butë deri në moderim, i cili nuk gjendet pas infeksionit të përhapur të koronavirusit të zakonshëm të ftohjes,”.

Studiuesit ndoqën 147 individë për tetë muaj pas një diagnoze të COVID-19.

Ata ishin të interesuar të studionin rezultatet patofiziologjike, imunologjike dhe klinike pas infeksionit me SARS-CoV-2.

Në studim, ekipi përcaktoi formën COVID të gjatë si shfaqjen e një prej tre simptomave kryesore të lodhjes, dhimbjes së gjoksit ose gulçimit në muajin e katërt të infeksionit. Një total prej 31 nga 147 individë i përshtaten përshkrimit.

Shkencëtarët më pas krahasuan individët duke përdorur gjininë dhe moshën, me 31 kontrolle asimptomatike nga të njëjta grupe që nuk raportuan simptoma në muajin e katërt, por ishin simptomatikë gjatë fazës akute të COVID-19.

Në shikim të parë, shkencëtarët vunë në dukje se grupet me gjendjen COVID të gjatë dhe të kontrollit kishin nivele dukshëm më të larta të gjashtë biomarkerëve imune krahasuar me grupin e kontrollit.

Megjithatë, që nga muaji i katërt, ata vunë re një rënie në nivelet e ngritura të biomarkerëve në grupin e kontrollit, ndërsa grupi i COVID të gjatë, ende mbante nivele të larta të biomarkerëve

Në mënyrë të veçantë, ekipi vuri re se dy lloje biomarkerësh, të njohur si interferone – u ngritën në formën COVID të gjatë, tetë muaj pas infektimit me SARS-CoV-2.

Shkencëtarët i përshkruajnë interferonet si një lloj proteine që qelizat e trupit prodhojnë në përgjigje të pranisë së viruseve.

“Infeksioni SARS-CoV-2 ushtron efekte unike të mbetura të zgjatura në sistemin imunitar të lindur dhe adaptiv dhe kjo mund të jetë duke nxitur simptomatologjinë e njohur si COVID i gjatë”, shkruajnë autorët e studimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë dhëna të reja mbi efektet e vaksinimit kundër COVID-19 te pacientët në dializë
Artikulli i rradhës A mund të prekeni nga sindroma post – COVID, pas kalimit të një infeksioni me Omicron?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.