Në 24 orët e fundit, India ka raportuar mbi 400 mijë raste pozitive me Covid-19.
Sipas autoriteteve, vendi shënoi për herë të parë një numër kaq të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Indi, vendi ka më shumë se 19 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe shënon ditën e 10’të radhazi që raporton mbi 300 mijë raste pozitive me Covid-19.
India ka raportuar se përgjatë kësaj periduhe 3,523 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë është mbi 211 mijë./GazetaShneta/