Klinika Emergjente e Qendrë Klinike Univeritare të Kosovës po ballafaqohet me rastet jo emergjente në laboratorin e klinikës në fjalë, megjithëse ky i fundit është paraparë që të jetë funksional vetëm për pacientët emergjent.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Express ka biseduar me Agron Muçollin, përgjegjë për laboratorin që gjendet në Klinikën Emergjente të QKUK’së, për të cilin ka theksuar se ka frekuencë të lartë pacientëh dhe se është stërngarkuar puna.
“Brenda ditës kemi deri në 150 raste e që është frekuencë e lartë. Kemi edhe testet urgjente që punohen, si infarkte, e të ngjashme. Ky është shërbim kujdestar, mirëpo është i stërngarkuar me raste jo emergjente, që ua zënë radhën atyre që janë vërtet raste emergjente, por që duhet të presin të hyjnë në serinë e punës. Kjo është një mbingarkesë e madhe”, thotë Muçolli.
Veç probleme me laborator, Emergjenca ballafaqohet edhe me mungesë infermierësh, ndihmësinfermierësh, shtretërish e ilaçesh.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në Gazetën Express.