Gjërat që askush nuk iu tregon për ushqyerjen me gji

2019-10-18 në ora 21:01

Ushqyerja me gji, ekskluzivisht për gjashtë muajt e parë është ideale për fëmijën në të gjithë botën dhe askush nuk mund të mohojë përfitimet e praktikës si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Shumë nëna do të përpiqen të paktën të marrin disa javë ose muaj më hsumë pasi besojnë vërtetë në përfitimet.

Por, ka disa pjesë jo aq të mrekullueshme të ushqyerjes me gji për të cilat shumë gra nuk flasin për to. Nga dhëmbët e vegjël që kafshojnë deri tek gjinjtë e lënduar këto janë pjesët shpesh të pakëndshme të ushqyerjes me gji, transmeton Gazeta Shneta.

Jo domosdoshmërisht do ta doni

Sigurisht që dëshironi të lidheni me foshnjën tuaj dhe sigurisht që i kuptoni përfitimet. Por, ushqyerja me gji është mjaft punë e lodhshme dhe shumë nga nënat nuk e duan atë.

Angazhimi dhemb

Kur gjinjët mbushen me qumësht do të lëndojnë. Nëse qumështi nuk del jashtë mund të shkaktojë mastitë, e cila është e dhimbshme dhe mund të ju ul në spital.

Gjithçka në lidhje me gjinjtë tuaj do të ndryshojë

Thithkat tuaja do të bëhen më të gjata, më të vështira, më të errëta dhe nëse foshnja juaj ka një preferencë për njëerin gji forma dhe madhësia e asaj gjoksi gjithmonë do të jetë e ndryshme./GazetaShneta/