Një nënë e re përballet me shumë gjëra që nga momenti i parë që lind fëmijën e saj. Nga ndryshimet trupore deri tek problemet emocionale.
Më poshtë do të gjeni disa nga ndryshimet më të rënda që çdo nënë kalon nëpër to.
Ju nuk dukeni si vetja
Shumë gra janë të tronditura kur të mësojnë se do të duken akoma shtatzënë pas lindjes. Shumë gra nuk i rikthehen peshës para shtatzanisë gjashtë javë pas lindjes së një fëmije. Duhet kohë. Mos kritikoni në heshtje trupin tuaj, mendoni për gjërat e mahnitshme që sapo keni bërë.
Ndiheni e lënduar
Ekzistojnë ndryshime të tjera jo aq argëtuese të trupit që janë të zakonshme në javët e para, përfshirë ënjtje, hemorroide ose qepje. Gratë mendojnë që kurrë nuk do të ndjehen më normal por sigurisht që gjithçka do të kaloj.
Gjumi iu largohet
Kuptohet që gjumi do të largohet dhe nuk bëhet fjalë për largimin e gjumit nga lodhja. Ky lloj i ri i të lodhurit mund të shkaktojë dhimbje koke, depresion, nervozizëm, probleme me kujtesën dhe konfuzion.
Keni probleme me hormone
Nivelet e progesteront ulen në mënyrë drastike kur ju lëshoni placentën tuaj dhe nënat e reja jnë në gjendje shumë të ulët hormonale.
Ndiheni të vetmuar
Mbështjetja emocionale do të ndihmojë. Dilni dhe kaloni kohë më shumë jashtë shtëpisë, shkoni tek familjarët tuaj ose dilni me shoqëri./GazetaShneta/