Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, Gjermania ka raportuar më shumë se dy milionë raste pozitive me Covid-19.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI) brenda 24 orëve vendi regjistroi mbi 22 mijë raste të reja, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 2,000,958 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Poashtu, vendi raportoi 1,113 viktima si pasojë e Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 44,994.
Sipas kreut të RKI, Lothar Wieler, numri i lartë i viktimave është shqetësuese në Gjermani./GazetaShneta/