Bashkimi Evropian ka administruar 4.3 milionë doza të vaksinës anti covid, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti i Oksfordit.
Deri më tani, në gjashtë vende të Evropës janë administruar 4.3 milionë vaksina anti covid shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Britania e Madhe: 2.9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti covid.
Italia: Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 972,099 vaksina janë administruar në Itali.
Gjermania: Nga të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch më shumë se 842 mijë persona janë vaksinuar.
Spanja: 676,186 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën, sipas Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë.
Polonia: Deri më tani janë vaksinuar më shumë se 410 mijë vaksina.
Franca: Që nga 27 dhjetori, më shumë se 318 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti covid, njofton Ministria e Shëndetësisë në Francë./GazetaShneta/