Vaksina AstraZeneca COVID-19 duhet t’u jepet zakonisht njerëzve mbi moshën 60 vjeç, kështu kanë vendosur ministrat e shëndetësisë federale dhe shtetërore të Gjermanisë.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe 16 ministrat e shëndetit shtetëror të mërkurën vendosën të pezullojnë përdorimin rutinë të vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën moshën 60 -vjeç në një takim urgjent shkruan DW përcjell Gazeta Shneta.
Autoritetet në qytetet e Berlinit dhe Mynihut kishin vendosur më parë të kufizonin përdorimin e vaksinës.
Njerëzit nën 60 vjeç ende mund të marrin vaksinën, por vetëm “sipas gjykimit të mjekëve dhe pas analizave individuale të rrezikut dhe sqarimit të plotë “, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve DPA.
Vendimi erdhi mes shqetësimeve të reja për mpiksjet e pazakonta të gjakut të raportuara në një numër të vogël të të rinjve që morën vaksinën.
Komisioni i përhershëm i vaksinave në Gjermani, i njohur me emrin e shkurtër – STIKO, të martën publikoi udhëzime të reja duke rekomanduar që vaksina AstraZeneca të lëshohet vetëm për ata mbi 60 vjeç. /Gazeta Shneta/