Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermania lejon përdorimin e kufizuar të psilocibinës për pacientët me depresion rezistent ndaj trajtimit

Lajme 01/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjermania do të lejojë përdorimin e psilocibinës – substancës halucinogjene që gjendet te kërpudhat “magjike” – për një numër të kufizuar pacientësh me depresion të rëndë që nuk kanë përfituar nga trajtimet standarde.

Kjo është hera e parë në Bashkimin Evropian që psilocibina do të përdoret përmes një programi të përdorimit me dhembshuri, i cili u jep akses pacientëve me sëmundje të rënda në barna ende të paaprovuara, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Institutit Qendror për Shëndetin Mendor (CIMH), psilocibina do të përshkruhet vetëm në “raste të jashtëzakonshme të arsyetuara”.

Dr. Gerhard Gründer nga CIMH e cilësoi vendimin si një hap me rëndësi të madhe, që “zgjeron mundësitë tona të veprimit”. Ai theksoi se terapia me psilocibinë, nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore, mund të jetë një opsion i justifikueshëm etikisht dhe mjekësisht.

Studimet kanë treguar se psilocibina mund të ndihmojë pacientët duke nxitur lidhje të reja ndërmjet rajoneve të ndryshme të trurit dhe duke reduktuar përqendrimin e tepruar në vetvete.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se ripërsëritja e rezultateve nga studimet me psikedelikë është sfiduese.

Interesi për terapitë psikedelike po rritet në të gjithë Evropën.

Çekia së fundi legalizoi përdorimin mjekësor të psilocibinës, ndërsa në BE ka nisur edhe prova të financuara për përdorimin e saj në trajtimin e ankthit dhe depresionit te pacientët me sëmundje progresive si skleroza multiple dhe ALS.

Në Gjermani, miratimi i plotë i psilocibinës pritet të kërkojë disa vite, por programet e përdorimit me dhembshuri, sipas organizatës PAREA, ofrojnë shpresë për ata pacientë që nuk mund të presin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAksidenti me fatalitet në Skenderaj, vdes një fëmijë
Artikulli i rradhës 38-vjeçari nga Britania humb jetën pas transplantit të flokëve në Turqi

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.