Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermania njeh gjithnjë e më shumë diploma të huaja profesionale

Lajme 08/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjermania po rrit ndjeshëm numrin e diplomave profesionale të njohura nga jashtë vendit, duke lehtësuar integrimin e migrantëve në tregun e punës. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, vetëm në vitin 2024 janë njohur rreth 79 mijë diploma, një rritje prej 21% krahasuar me vitin paraprak, bën të ditur DW.

Që nga futja e procedurës së unifikuar të njohjes së diplomave në vitin 2016, numri i aplikimeve të pranuara është trefishuar. Ky zhvillim shihet si një sinjal i rëndësishëm pozitiv për ekonominë gjermane, e cila përballet me mungesë të madhe të punonjësve të kualifikuar, përcjell albinfo.ch.

Mungesë e madhe në tregun e punës

Ekspertët paralajmërojnë se në 15 vitet e ardhshme, gati një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension, ndërsa brezi i ri nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar boshllëkun. Kjo situatë pritet të vërë nën presion sistemet e sigurimit social dhe të rrisë konkurrencën për punëtorë të kualifikuar.

Shtetet me më shumë diploma të njohura

Turqia kryeson me mbi 9.200 diploma, duke shënuar rritje të ndjeshme nga një vit më parë.

Ukraina renditet e dyta me mbi 6.400 diploma, dyfish më shumë se në vitin 2023.

India, Siria, Tunizia, Filipinet dhe Bosnje-Hercegovina janë ndër vendet me numra të konsiderueshëm diplomash të njohura.

Profesionet më të kërkuara

Kujdestarë dhe infermierë: +19% më shumë diploma të njohura krahasuar me një vit më parë.

Mjekët: mbi 11 mijë diploma të njohura.

Inxhinierët: rreth 4.400 diploma të njohura.

Profesionet e tjera që kanë gjetur njohje janë ato të mësuesve, fizioterapistëve dhe edukatorëve.

Ky trend tregon se Gjermania po hapet gjithnjë e më shumë ndaj fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë, si një mënyrë për të përballuar sfidat demografike dhe ekonomike të së ardhmes.

Artikulli paraprakNdihmë për gratë shtatzëna me alkoolizëm
Artikulli i rradhës SHSKUK i reagon FSSHK-së: Nuk e kanë kuptuar drejtë vendimin, të punësuarit do t’i gëzojnë benefitet sipas ligjit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.