Gjermania ka regjistruar shifrat më të larta të infeksionit Covid këtë të shtunë. Sipas zyrtarëve, kjo shifër po del më e lartë që nga mesi i muajit maj të këtij viti.
Sidoqoftë, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, vuri në dukje se Gjermania mund të përballojë shumë mirë virusin si rezultat i vaksinimit, megjithëse ai shtoi se kufizimet për personat e pavaksinuar do të qëndrojnë deri në pranverën e ardhshme shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsej, 15,145 infeksione të reja u raportuar të shtunën, kurse 86 persona humbën betejën kundër Covid.
Sipas Ministrit, mund të jetë e mundshme të largohet gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që ende do të respektohen masat anti covid.
Aktualisht, rreth 66 për qind e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 63.3 për qind në të gjithë Bashkimin Evropian./Gazeta Shneta/