Mbeturinat e futura në radiatorët e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit e shtyen shtetasen gjermane Anna Fleischauer që ta pastrojë radiatorin dhe gjithë dhomën ku qëndronte një i afërm i saj për trajtim mjekësor.
“Mendova me vete se s’mund ta shohë kështu dhe të mos shoh asgjë. Bile nuk desha ta bëjë punë të madhe, të flasë me drejtor dhe me stafin e spitalit.”, tha Anna.
Nga një veprim si ky, ajo u motivua të fillonte një iniciativë për pastrimin e spitalit nga vetë qytetarët, ngase thoshte se jo gjithmonë duhet t’i kemi pritshmëritë tona në drejtim nga qeveria.
Iniciativën e tillë po e mbështet menaxhmenti i spitalit, pasi kta thonë që për të gjithë hapësirat e institucionit shëndetësor, kujdesën 52 vetë.
Fleischauer gjeti përkrahje edhe nga pacientët, të cilët deklaruan se është mirë t’iu përkushtohet një kohë e caktuar e ditës në këtë fushë.