Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjikolli keqpërdori emrin e Prof. Selami Sylejmanit, nuk e ftoi kurrë për të mbajtur ligjërata

Lajme 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa herë që ka organizuar kurse me OJQ-në e tij, drejtori i Radiologjisë në QKUK Dr. Bujar Gjikolli e ka marr miratimin për ligjërata edhe nga profesori Selami Sylejmani. Por pasi ka marr akreditimin dhe ka ftuar pjesëmarrësit nën marketingun me emrin e Sylejmanit, Gjikolli nuk e ka ftuar asnjëherë atë për të mbajtur ligjëratat.

Janë të paktën tre kurse të organizuara nga OJQ KOMC e cila udhëhiqet nga Gjikolli, ku figuron emri i profesorit Selami Sylejmani. Këto kurse, të quajtura shkollë, janë organizuar për abdomen dhe pelvik në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Por në asnjërën prej tyre nuk është ftuar Prof. Sylejmani që të mbante ligjëratat siç ishin dakorduar me Gjikollin. Madje me emrin e tij akreditoi edhe kurset e fundit në Odën e Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Profesor Sylejmani thotë të mos jetë fare në dijeni nëse janë mbajtur këto kurse. Ai pohon se është thirrur nga Gjikolli për t’ia marr konfirmimin për të ligjëruar në këto kurse por deklaron se nuk është ftuar asnjëherë për t’i mbajtur ato ligjërata. Madje ai supozon se këto kurse nuk janë mbajtur fare, por e vërteta është se kurset kanë vazhduar të mbahen ndërsa ai nuk është ftuar

“Sigurisht nuk është mbajtur shkolla sepse nëse do të mbahej ai do të duhej të më ftonte për të mbajtur ligjërata. Unë nuk kam mbajtur asnjëherë asnjë ligjëratë në këtë shkollë”, ka deklaruar Sylejmani.

Në këto kurse kanë ligjëruar disa mjekë të tjerë. Pjesëmarrja për të interesuarit kushton rreth 1 mijë euro. Gazeta ka raportuar më parë se këto para derdhen në llogarinë e një kompanie në emër të bashkëshortes së Gjikollit.

Dr. Bujar Gjikolli nga viti i kaluar mban pozitën e drejtorit të Radiologjisë në QKUK. Por kjo nuk e ka ndaluar që të vazhdojë me biznesin e tij me kurse të ultratingullit, vetëm se kësaj here e ka përdorur emrin e bashkëshortes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfekti i gjeneve, kujt do i ngjasojë foshnja që po e prisni
Artikulli i rradhës Në Kosovë s’ka kirurg që operon zemrat e fëmijëve

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.