Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Kosovë s’ka kirurg që operon zemrat e fëmijëve

Jetë 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët me sëmundje të zemrës vit pas viti po u drejtohen shteteve tjera për shërim, për shkak se në Kosovë nuk ka kush t’i trajtojë. Edhe pse gjatë vitit të ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi i spitalit kirurgjiko-pediatrik, në Kosovë ende nuk ka kardiokirurg pediatrik që do t’i trajtojë fëmijët, andaj edhe dera e vetme për shërimin e tyre do të vazhdojë të jenë shtetet tjera.

Gjatë vitit të kaluar ka filluar ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, megjithatë edhe pse ndërtimi i këtij spitali pritet të përfundojë në vitin 2020, në Kosovë vazhdon të mos ketë kardiokirurg pediatrik, shkruan Zeri.

Kardiologu pediatër në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ramush Beiqi, derisa e ka pohuar se në Kosovë nuk ka kardiokirurg për fëmijët, ka thënë për gazetën se janë duke punuar në formimin e një ekipi të mjekëve për spitalin e ri.

Sipas tij, mjekëve u duhen trajnime shtesë për të dhënë shërbime në këtë spital.

“Kardiokirurg për fëmijë nuk ka ende. Ne e kemi formuar një grup punues dhe jemi duke i identifikuar edhe infermierët që do të punojnë aty, besoj që shumë shpejt do ta kemi ekipin e kardiokirurgëve. Jemi të interesuar që të kemi edhe një ekip që bën intervenimet kardiologjike, sepse besoj që do t’i kemi edhe sallat për intervenimet kardiologjike, por me doktor Tefikin jemi duke punuar dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi ekipin dhe do ta dërgojmë në trajnim”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakGjikolli keqpërdori emrin e Prof. Selami Sylejmanit, nuk e ftoi kurrë për të mbajtur ligjërata
Artikulli i rradhës Foshnjet qeshin qysh 2 muajshe, djemtë më të hareshëm

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.