Gjilani proteston në 1-vjetorin e vdekjes së mësueses Spahiu në Gjinekologji

2017-03-03 në ora 16:08

Sot një vit më parë, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Gjilanit ndërroi jetë mësuesja nga ky qytet, Arbenia Selimi-Spahiu.

Kjo e fundit ndërroi jetë pak orë pasi i dha jetë fëmijës së saj, ndërsa rasti është ende nën hetime, shkruan Gazeta Shneta.

Për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor po akuzohen Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri, derisa Vjollca Kosumi ngarkohet për mosdhënie të ndihmës mjekësore.

Në 1-vjetorin e vdekjes së Spahiut, sot në Gjilan u protestua duke kërkuar drejtësi për Spahiun dhe duke kritikuar mjekët nga Spitali i Gjilanit.

Protestuesit kërkuan që t’iu ndalet puna tri doktoreshave të akuzuara për këtë rast. /Gazeta Shneta/