Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjina Zeqiri i fton pacientët kosovarë në Bosnjë, Kosovën e quan xhungël

Lajme 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia në arrati Gjina Zeqiri nëpërmjet Facebook-ut ftoi pacientët kosovarë për t’u trajtuar në spitalin turk “Jinemed” në Bosnjë.

Gjinekologia e cila është në arrati pasi që kërkohet nga shteti i Kosovës për thyerje të profesionalizmit dhe punë pa leje të Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor, po i fton pacientët nga Kosova të shkojnë në Bosnjë për t’u trajtuar.

Zeqiri po ua reklamon në Facebook pacientëve kosovarë spitalin turk “Jinemed” me arsyetimin se ata duhet të njihen me ekipin e mjekëve profesionistë të tij.

gjina zeqiri per spitalin turk

E kontaktuar nga KALLXO.com Zeqiri mohon se është duke punuar me këtë spital, por nuk e hodhi poshtë mundësinë se mund të punojë atje.

“Ndoshta do të punoj në të ardhmen, edhe pse e di që tendenca e konkurrentëve të mi kosovarë është që të ma pamundësojnë që të punoj kudo, e sidomos në Ballkan, nga frika se do t’ua marr pacientët të cilët në fakt ata nuk i meritojnë, meqë nuk janë të edukuar që të punojnë fare në këtë lëmi”, tha Zeqiri.

Zeqiri nuk e ka frikën e ekstradimit nga ndonjë shtet në Kosovë, ndërsa veten e konsideron viktimë të shtetit jofunksional.

“Unë kam nënshtetësi tjera më të fuqishme sesa ajo e Kosovës, kështu që asnjë shtet nuk është i interesuar që mua si viktimë të një shteti jofunksional siç është Kosova të më ekstradojë në atë xhungël”, tha ajo.

Në postimet e saj në rrjetin social Facebook Zeqiri thotë se edhe përcaktimi i gjinisë nuk është krim dhe se këtë e kanë bërë shumë yje botërore.

“Shumë yje janë bërë prindër duke iu falenderua tretmanit të frytnimit të asistuar mjekësor apo IVF-it. Madje, për hir të planifikimit familjar, me procedurat e IVF-it pacientët mund të përcaktohen për një apo më shumë fëmijë, e poashtu mund ta përzgjedhin edhe gjininë e fëmijëve të tyre. Pra, përzgjedhja e gjinisë nuk është krim, por është një e drejtë e prindërve për një familje të lumtur”, ka shkruar Zeqiri.

Në Kosovë neni 25 i Udhëzimit Administrativ 06/13 e ndalon përzgjedhjen e gjinisë. I njëjti udhëzim administrativ ndalon edhe reklamimin e këtyre shërbimeve në çfarëdo forme.

Zeqiri në Kosovë kërkohet për shkak se ndaj saj rëndojnë akuzat se nuk e kishte bërë vërtetimin e licencës pas datës 27.04.2013, se kishte të punësuar dy shtetas turq të palicencuar, se ka bërë përzgjedhje të gjinisë, se janë kryer procedurat e FAM-i të femrat mbi moshën e lejuar 45 vjeçare pa marrë mendimin e Komisionit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor dhe se nuk ka pasur regjistër nacional për personat që kanë kryer procedurat e FAM-it.

Me 15 janar 2016 prokuroria ngriti aktakuzë kundër disa bashkëpunëtorëve të Gjina Zeqirit, ndërsa për Gjina Zeqirin  fillimisht është bërë pezullimi i hetimeve, mirëpo pastaj është bërë kërkesë për vazhdimin e procedurës penale.

Artikulli paraprakShikojeni momentin kur 50-vjeçari goditet nga goma e veturës (Video)
Artikulli i rradhës Foto e postuar nga një nënë që të bën ta shikosh jetën ndryshe

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.