Shikojeni momentin kur 50-vjeçari goditet nga goma e veturës (Video)

2017-02-22 në ora 16:52

50-vjeçari, Roberto Carlos Fernandes, pati një aksident të frikshëm derisa ishte duke ecur rrugës në Brazil.

Një gomë e veturës e goditi atë në kokë e cila i erdhi nga qindra metra pas tij, e që ky nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhë.

Goma e goditi atë në kokë duke e përplasur fort për toke, derisa gruaja e tij shpëton fatmirësisht, shkruan ntd.tv, transmeton Gazeta Shneta.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku u mësua se kishte të thyer kafkën dhe kockat në gjoks.

Fatmirësisht, Fernandes shpëtoi dhe tashmë është duke vazhduar trajtimin në spitalin Marcio Marcio Cunha. /Gazeta Shneta/