Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia Aida Kumnova tregon çfarë duhet të bëjnë gratë pasi ta kuptojnë se janë shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 21/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Aida Kumnova në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se çfarë duhet të bëjnë gratë pasi ta kuptojnë se kanë mbetur shtatzënë, për të hequr të gjitha dyshimet rreth shëndetit të frytit.

Nëse një grua e kupton që është shtatzënë duhet të bëjë vizitë tek mjeku gjinekolog që të verifikohet shtatzënia dhe a është çdo gjë në rregull. Gjithashtu, thotë doktoresha Aida Kumnova, duhet të fillojë me Ac Folik tableta për zhvillimin e tubit neural të frytit.

“Pas verifikimit të shtatzënisë duhet të bëhen analiza rutinore të gjakut dhe grupin e gjakut dhe  gjithsesi të bëhet  testimi i gjëndrës Tiroide TSH, opsionale janë edhe analizat e antitrupave për Toxoplzamen, Rubellen dhe Cytomegallovirusin”, ka treguar mjekja.

Ajo thotë se analizat që na ndihmojnë të dimë si është gjendja e frytit  brenda nënës përveç vizitës me ultratingull që na ndihmon është edhe testi NIFTY i cili na jep të dhëna të mjaftueshme për gjendjen e frytit nga ana kromozomale që është pjesa më e vështirë e diagnostifikimit nga obstetritë.

“Testi NIFTY zë një vend të rëndësishëm të mos them kyç në diagnostikimin e problemeve kromozomale të frytit. Ne gjatë përcjelljes së shtatzënisë nëse vërehet ndonjë dyshim për probleme kromozomale të frytit menjëherë kërkohet NIFTY testi i cili na jep të dhëna për frytin”, ka thënë gjinekologia Kumnova.

Testi NIFTY bëhet duke filluar nga java e 10-të e shtatzënisë e pastaj mund të bëhet deri në fund të shtatzënisë. Metoda është shumë e thjeshtë, merret gjaku nga vena 10ml dhe dërgohet për analizë dhe rezultatet merren pas 7 deri 8 ditë. Problemet të cilat mund të verifikohen janë:

Me NIFTY bazik anomalitë kromozomale të kromozomeve  13, 18  dhe 21.

Me NIFTY standard anomalitë e kromozomeve 13,18,21,  sindroma turner, Sindroma Klinefelter, sindroma e X të trefishtë dhe Sindroma XYY.

Me NIFTY plus anomalitë e kromozomeve  13,18,21,  sindroma turner, Sindroma Klinefelter, sindroma e X te trefishte, Sindroma XYY, trisomia 9 Trisomia 16 dhe trisomia  22, si dhe 60 anomali te delecioneve/duplikacioneve.

Nëse i merrni rezultatet e testit NIFTY konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë! Nëse rezultatet janë në rregull atëherë të jeni të qetë që fëmija juaj është mirë.

Mjekja Aida Kumnova ka thënë se nëse rezultati i NIFTY-it tregon se fryti mund të ketë probleme, atëherë nevojitet një konfirmim përfundimtar përmes procedurës së amniocentezës.

“Por në rast se rezultatet e testit NIFTY nuk tregojnë shtatzëni të rregullt atëherë duhet të bëhet  amniocenteza për verifikimin e rezultatit të NIFTY testit. Amniocenteza është analizë me të cilën merret lengu amnional i frytit dhe verifikohet edhe një herë problemi që ka dalë te fryti me NIFTY test dhe pastaj me konsilium të mjekëve në QKUK vendoset për fatin e frytit”, ka treguar gjinekologia Aida Kumnova. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës “Ec me këpucët e mia” – shënohet dita botërore e Sindromës Down

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.