Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ec me këpucët e mia” – shënohet dita botërore e Sindromës Down

Lajme 21/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

21 marsi është dita botërore e personave me Sindrom Down. Kjo datë e rëndësishme për këtë komunitet është shënuar edhe në Kosovë.

Me dhjetra persona së bashku me Presidentën e vendit, Vjosa Osmani, sot kanë marshuar në sheshet e Prishtinës me moton “Ec me këpucët e mija”.

Foto:Gazeta Shneta 21.03.2022

Foto:Gazeta Shneta 21.03.2022

Foto: Gazeta Shneta 21.03.2021

Pak para përfundimit të marshit, Osmani iu drejtuar mediave për të dërguar mbështetjen e saj tek të gjithë komunitetit i personave me Sindrom Down.

Presidentja tha se janë marrë disa hapa të vegjët “të cilët duhet të bëhen të mëdhenj”

“Është e domosdoshme që për të gjitha kushtet që ata kanë nevojë t’i ofrojmë si institucione. Jemi në hapa të parë kërkohet shumë më shumë punë, por do të  bëjmë më shumë, gjithçka që është në duart tona dhe në kompetencat tona”, tha ajo para të pranishmëve.

Në anën tjetër, pjesë e këtij marshi ishte edhe drejtoresha e Organizatës “Sindrom Down Kosova”, Sabahate Hajdini Beqiri, e cila theksoi se personat me Sindrom Down kanë nevojë për më tepër mbështetje.

“Personat me Sindrom Down kanë nevojë për mbështetje dhe për realizimin e drejtave të tyre. Personat me Sindrom Down dhe familjarët  e tyre përballën çdo ditë më sfida të ndryshme”, thotë ajo.

Foto: Gazeta Shneta 21.03.2021

Në sheshet e Prishtinës gjithasht janë paraqitur edhe disa nga punimet e personave me Sindrom Down në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare “Sindrom Down Kosova”

Çka është Sindrom Down?

Secila vezë dhe spermatozoid kanë nga 23 kromozome. Në momentin e fekondimit ato takohen për tu bashkuar në një embrion me 46 kromozome.
Një person me Sindromën Down ka një kromozom më shumë në ciftin e 21-të, duke bërë kështu që të ketë 47 kromozome gjithsej.

Sindroma Down nuk është një sëmundje por një çrregullim kromozomik.

Kjo sindromë e shoqëron fetusin që në ngjizje të tij e përgjatë gjithë jetës. Nuk ka një shkaktar shkencërisht të vërtetuar të këtij ndryshimi të kromozomeve në numër.

Artikulli paraprakGjinekologia Aida Kumnova tregon çfarë duhet të bëjnë gratë pasi ta kuptojnë se janë shtatzënë
Artikulli i rradhës Gjatësia e një ciklit normal menstrual që dërgon në një sistem të shëndetshëm riprodhues

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.