Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia maqedonase që iu ndaluan konsultat, nuk ishte anëtarësuar as në Odën e Mjekëve

Lajme 13/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës kishte alarmuar Inspektoratin Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë më 7 janar për ardhjen e Dr. Klementina Kuzeska, specialiste e gjinekologjisë në Spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup.

Kuzeska erdhi më 13 janar në Prishtinë për të ofruar konsulta falas për frytnim të asistuar mjekësor për pacientët kosovar, shkruan Gazeta Shneta.

Por asaj iu ndalua ky shërbim nga Inspektorati Shëndetësor, pasi nuk kishte licencë nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës si profesioniste e huaj.

Por Kuzeska po del se nuk ka aplikuar as për anëtarësim në Odën e Mjekëve, gjë që sipas ligjeve të Kosovës do të duhej ta bënte për të ushtruar veprimtarinë e saj si profesioniste.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta, kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. “Mund t’ju konfirmoj se doktoresha në fjalë nuk është anëtare e Odës së Mjekëve të Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu.

Veprimtaria e jashtëligjshme e specialistes së spitalit maqedonas në Prishtinë ka bërë që dhjetëra pacientë të anulojnë terminet që kishin rezervuar.

Ndalimi i këtij shërbimi ka ardhur pas hulumtimit të Gazetës Shneta që rezultoi se Kuzeska nuk kishte aplikuar për licencë në MSH. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNënë e bir nga Komuna e Skenderajt, po jetojnë në kushte të vështira ekonomike
Artikulli i rradhës Gjërat e bukura që iu ndodhin kur bëheni baba

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.