Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjërat e bukura që iu ndodhin kur bëheni baba

Jetë 13/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tor Constantino, ish-gazetar, shkrimtar italian dhe baba i tre fëmijëve, ka vendosur të tregojë se cilat janë pesë gjërat më të bukura që përjeton një mashkull kur bëhet baba.

Sajti “Good man project” mbledh historitë dhe momentet më pikante të jetës së meshkujve. Bëhet fjalë për një lloj komuniteti ku meshkujt mund të bëhen pjesë e tij, duke qenë aktivë në biseda të tilla, se si po ndryshojnë rolet e tyre në jetën moderne dhe si i shohin ata këto ndryshime.

Ja atëherë se si Tor Constantino, ish-gazetar, shkrimtar dhe baba i tre fëmijëve, ka vendosur të tregojë se cilat janë gjërat më të bukura që përjeton një mashkull kur bëhet baba …

Do të jenë gjithmonë fëmijët tanë …

“Kam dashur gjithmonë që të kem fëmijë dhe të bëhem baba. Gruaja ime dhe unë jemi bekuar me tre fëmijë, që aktualisht janë nën 13 vjeç dhe teknikisht janë ende fëmijë. Megjithatë, pas pak vitesh dy më të mëdhenjtë do të shkojnë në lice, me gjithë problemet e adoleshentëve. Por edhe kur të bëhen të rritur dhe të kenë familjet e tyre, për ne do të mbeten gjithmonë fëmijët tanë …”

E di kush janë

“Njoh shumë baballarë që kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm ose të dalin mbrëmjeve me miqtë për të ‘ekuilibruar’ përgjegjësitë që kërkon një familje. Megjithatë, burrëria jonë varet edhe nga fëmijët tanë: ata më ndihmojnë të kuptoj se kush jam, sepse identiteti im është aq shumë i ndërthurur me të tyrin, saqë është e vështirë ta përcaktojë se kush jam pa ta”.

Bëhem sërish i ri

“Pyetja që më pëlqen të dëgjoj më shpesh nga fëmijët e mi është: ‘Babi mund të luash me mua?’ … Kur më drejtohet kjo pyetje, mundohem të gjej një mënyrë që ta braktis atë që po bëj dhe të luaj me ta si të isha në moshën e tyre. Me thënë të vërtetën, në zemrën time ndihem ende si një fëmijë, edhe pse mosha, dhembjet e vogla dhe ndonjë avari fizike, më thonë të kundërtën. Gjithsesi, duke luajtur me fëmijët e mi them se po më zgjatet rinia, qoftë edhe për një moment të vetëm. Plus që kjo mënyrë është më tonifikuese për trupin sesa një sesion joga …”

Dua të jem një mashkull më i mirë

“Mund të them me plot bindje se tashmë jam një mashkull më i mirë sesa isha ‘dje’, përpara se të bëhesha baba. U deshën vite (dhe ende po punoj) që pjesa më e madhe e anëve negative që kisha të sfumoheshin dhe të zhdukeshin: më parë isha më egoist, arrogant, vulgar, i keq, i pandjeshëm, ofendues, manipulues dhe hakmarrës. Por sot, mund të them ndershmërisht se jam një mashkull më i mirë falë familjes sime”.

Jam më i përqendruar te principet dhe te vlerat

“Ju pëlqen ose jo, prindërit duhet të injektojnë vlera, moral dhe principe te fëmijët, jo vetëm për të mirën e tyre, por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Sapo fëmijët të bëhen mjaftueshëm të rritur për të ndjekur këtë rrugë, duhet të jini të sigurt se ata do të mbajnë të njëjtin standard që ju do t’ia mësoni. Unë nuk jam perfekt, por fëmijët e mi më kujtojnë se kam nevojë që të jem më i miri për ta”.

Çdo moment kalon shumë shpejt

“Kujtimet janë diçka esenciale, por nuk do të jenë kurrë të ngjashme me të tashmen: jetesa e përditshme me fëmijët e mi ma kujton gjithnjë këtë fakt. Tashmë që janë ende fëmijë, kam dëshirë që t’i përqafoj fort, që të qesh pak më shumë, të këndoj një tjetër këngë dhe të lexoj një tjetër libër përpara se të shkoj në shtrat, sepse secili nga këto momente të çmuara do të bëhet një kujtim. Dhe në fakt, duke menduar për pasazhin e tyre drejt pavarësisë, zemra nga një anë më mbushet me lehtësi, por, nga ana tjetër, provoj një ndjenjë humbjeje”./kidstime.al/

Artikulli paraprakGjinekologia maqedonase që iu ndaluan konsultat, nuk ishte anëtarësuar as në Odën e Mjekëve
Artikulli i rradhës Dhimbja vaginale gjatë shtatzanisë: Shkaqet dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.