Varianti i ri, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, po konsiderohet të jetë një nga variantet më shqetësuese.
Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC) e ka emëruar si varianti Delta apo ndryshe B.1.617.2 shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Varianti Delta, po del të jetë një nga variantet më shqetësuese, pasi vaksinat dhe trajtimi mund të jenë më pak efektive kundër një varianti të tillë.
Sipas CDC-së, varianti Delta është identifikuar për herë të parë në Indi, i cili është i njohur përnga shpejtësia e transmetimit.
Për këtë arsyje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) klasifikon variantin Delta si një variant shqetësues.
Ndonëse, në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve pozitive ka rënë muajve të fundit, shqetësimi është i lartë nga përballja me variantin Delta./GazetaShneta/