Të shkosh në shtrat në orar të ndryshëm çdo natë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës, paralajmërojnë shkencëtarët.
Një studim i botuar në Journal of the American Heart Association tregon se personat që nuk flenë në të njëjtën kohë çdo natë kanë rrezik më të lartë për arteriosklerozë, sëmundje që ngushton dhe forcon enët e gjakut.
Hulumtimi përfshiu më shumë se 2,000 persona dhe zbuloi se ndryshimet e mëdha në orarin e gjumit (më shumë se dy orë ndryshim brenda javës) lidhen me rritje të pllakave në arteriet koronare një tregues i hershëm i sëmundjes së zemrës.
Ekspertët thonë se gjumi i rregullt është po aq i rëndësishëm sa sasia e gjumit dhe rekomandojnë që njerëzit të ruajnë të njëjtin orar të fjetjes gjatë gjithë javës, përfshirë fundjavat./Gazeta Shneta/


