Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjumi kompensues i fundjavës dhe shëndeti i zemrës

Jetë 22/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtime të reja sugjerojnë se personat që vuajnë nga mungesa e gjumit gjatë ditëve të punës mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke fjetur më gjatë gjatë fundjavës.

Sipas studiuesve, gjumi “kompensues” mund të ndihmojë në zbutjen e pasojave negative që privimi kronik i gjumit ka mbi shëndetin kardiovaskular, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.

Gjumi luan një rol thelbësor në mirëqenien e përgjithshme. Mungesa e gjumit cilësor ose orët e pamjaftueshme të pushimit ndikojnë negativisht si në funksionimin e trurit ashtu edhe në shëndetin e trupit.

Studime të shumta kanë treguar se privimi i vazhdueshëm nga gjumi lidhet me rrezik më të lartë për tension të lartë të gjakut, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare. Për këtë arsye, Shoqata Amerikane e Zemrës e përfshiu gjumin në listën e saj të faktorëve thelbësorë për shëndetin e zemrës në vitin 2022.

Në një studim të fundit, studiues nga Kina analizuan ndikimin e gjumit më të gjatë gjatë ditëve të pushimit. Të dhënat u morën nga 90,903 pjesëmarrës të studimit Biobank në Mbretërinë e Bashkuar dhe u ndoqën për një periudhë 14-vjeçare.

Rezultatet treguan se personat e privuar nga gjumi, të cilët flinin nga 1.28 deri në 16.06 orë më shumë gjatë fundjavës, kishin rreth 20% më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës.

Përfitimet e gjumit kompensues u vërejtën njësoj si tek burrat ashtu edhe tek gratë, duke sugjeruar se kjo strategji mund të jetë e dobishme për të dyja gjinitë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEndometrioza dhe rritja e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Terapia hormonale dhe ngadalësimi i plakjes biologjike tek gratë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.