Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjumi i pamjaftueshëm te fëmijët ndikon për diabetin e tipit 2

Jetë 05/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një hulumtim të publikuar në ueb faqen e “Science Daily” thuhet se te fëmijët të cilët flenë më pak se koha e rekomanduar, ka më shumë gjasa që të shihen rastet e diabetit të tipit 2.

Zbulohet se mungesa e gjumit te fëmijët, nga ajo që është e nevojshme ka ndërlidhje me diabetin e tipit 2.

Në një hulumtim të publikuar në ueb faqen e “Science Daily” thuhet se te fëmijët të cilët flenë më pak se koha e rekomanduar, ka më shumë gjasa që të shihen rastet e diabetit të tipit 2, nivel të lartë të sheqerit të gjakut dhe rezistencë të insulinës.

Hulumtuesit në Britani të Madhe kanë ekzaminuar statistikat vitale, gjakun të 4.525 fëmijë të moshave 9-10 vjeçare, të cilëve iu rekomandohej të flenë mesatarisht 10 orë në ditë.

Në hulumtim konstatohet se fëmijët të cilët flenë më shumë se mesatarja kanë peshë të trupit dhe masë të yndyrës më të ulët, kurse ata që flenë më pak kanë nivel të lartë të insulinës, rezistencë të insulinës dhe sheqer të gjakut, të cilat janë faktorët e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Kryesuesi i hulumtimit nga Universiteti St. George në Londër, Prof. Christopher G. Owen njoftoi se rezultatet kanë treguar që me rritjen e kohës së kaluar në gjumë mund të ulet rreziku nga diabeti i tipit 2 në periudhat e para të jetës.

Owen thotë se rritja e orës së gjumit në fëmijëri, mund të ketë ndikime edhe në gjendjen shëndetësore në periudhat e rritjes.

Në hulumtim theksohet se rritja e kohës së gjumit për gjysmë orë brenda javës, mund të ulë indeksin e masës së trupit për 0,1 kg/m² dhe rezistencën e insulinës për 0,5 për qind, dhe që ulja e këtyre masave mund të ketë ndikime afatgjate në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 për periudhat e ardhshme të jetës.

Në anën tjetër, në hulumtim thuhet se nuk është gjetur ndonjë ndërlidhje mes kohës së gjumit dhe rreziqeve kardiovaskulare, lipideve të gjakut dhe tensionit.

Rezultatet e këtij hulumtimi do të publikohen në numrin e shtatorit të revistës “Pediatrics”. /AA

Artikulli paraprakMissat e Kosovës që nga viti 1994, cila meritoi titullin
Artikulli i rradhës Ibuprofen apo paracetamol, cili parandalon dhimbjen e menstruacioneve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.