Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata aprovon kërkesën e Bordit Drejtues, shtyhet vendimi i Inspektoratit për rikthimin e Sejdiut

Lajme 14/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shtyrë ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit të Punës për rikthimin e Basri Sejdiut në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

Kjo shtyrje ka ndodhur pas aprovimit të kërkesës së Bordit Drejtues nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  Aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është aprovuar kërkesa e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të datës 05.10.2020,  për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor, sipas padisë së bërë nga Bordi Drejtues  i ShSKUK-së”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në këtë njoftim thuhet se “Bordi Drejtues i SHSKUK, edhe njëherë shprehë bindjen se Vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar”.

Sejdiu u shkarkua nga Bordi Drejtues më 6 korrik pas evidentimit të parregullësive dhe shkeljeve ligjore gjatë mandatit të tij, nga Auditori i Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak4 simptomat paralajmëruese të kancerit të gjirit që çdo grua duhet t’i dijë
Artikulli i rradhës KFOS-i ka dorëzuar sot 100 mijë teste për Covid në Ministrinë e Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.