Gjykata e Apelit e ka liruar nga arresti shtëpiak ish-drejtorin e Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshin.
“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të pandehurit Halit Gerbeshi, av. Salih Gjonbalaj, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:007148 të datës 15.01.2022, ashtu që të pandehurit të lartcekur i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti lirohet menjëherë sot më dt. 31.01.2022 për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në aktvendimin të cilin e posedon Gazeta Shneta.
Gjykata Themelore e kishte lënë Gërbeshin në arrest shtëpiak për një muaj, pas arrestimit më 14 janar.
Gërbeshi u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka tejkaluar kompetencat e tij dhe pa një vendim të Bordit, e ka furnizuar veturën e tij me derivate në një pomp. /Gazeta Shneta/