Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Danimarka, shteti i parë evropian që heq të gjitha masat kundër COVID-19

Lajme 01/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësishtë numrit rekord të rasteve me variantin e Omicronit, Danimarka sot u bë shteti i parë në BE që i hoqi të gjitha udhëzimet kundër virusit COVID.

Një gjë të tillë Danimarka e kishte bërë edhe para disa muajsh si një lloj testimi. Ku në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar hoqi masat kufizuese ndaj koronavirusit.

Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.

Sipas të dhënave të publikuara deri tani klubet e natës do të rihapen pas disa muajsh dhe në ambientet e mbyllura nuk do të ketë më numër të kufizuar të njerëzve.

Ndërkaq siq bëhet e ditur kufizime do të ketë vetëm në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.

E, sa i përketë popullsisë danezë, mbi 60% e tyre janë të vaksinuar me dozën e tretë, shifër kjo e cila është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së, që është me e vogël se 45%.

Për heqje të masave kufizuese, apo zvogëlimin e tyre tashmë kanë lajmëruar edhe shtete të tjera në të cilat numri i hospitalizimeve është më i ulët, krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë.

Shtete si Franca, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar të cilat kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.

Artikulli paraprakGjykata e Apelit e liron nga arresti shtëpiak ish-drejtorin e Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshin
Artikulli i rradhës Vdes një person në Spitalin e Prizrenit, familjarët fajësojnë mjekët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.