Gjykata Themelore ka marr vendim për shtyrjen e ekzekutimit të Rregullores së re për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në SHSKUK.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar para rreth dy javës miratoi Rregulloren e re për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në këtë institucion, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithëse SHSKUK ka filluar së zbatuari këtë rregullore, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim për shtyrjen e ekzekutimit të saj.
Vendimi i Gjykatës është marr dje dhe vlen deri në një vendim përfundimtar të këtij organi të drejtësisë.
Ky vendim ka ardhur pas padisë që kanë ushtruar 470 punonjës administrativ të njësive përbërëse të SHSKUK-së. Rregullorja ka centralizuar disa pozita administrative të njësive përbërëse, në administratën qendrore të SHSKUK-së.
“Me këtë Rregullore, të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve të ju ndërpriten kontratat e punës ndonëse janë me afate të pa caktuar si dhe të degradohen në pozita dhe të ju ulen pagat. Këtë Rregullore duke e miratuar organi administrativ jo kompetent, e bën absolutisht të vlefshme në kuptim të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”, ka deklaruar para disa ditësh avokati Ardian Bajraktari. /Gazeta Shneta/





