Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vapimi dhe pasojat e tij shëndetësore: Çfarë tregojnë studimet e reja?

Jetë 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa rreziqet e duhanit tradicional janë të dokumentuara mirë, shkencëtarët sapo kanë filluar të zbulojnë ndikimet afatgjata të cigareve elektronike. Studime të fundit tregojnë se vapimi nuk është aq i padëmshëm sa shpesh perceptohet.

Një studim paraklinik në minj zbuloi se edhe nivelet e ulëta të ekspozimit kronik ndaj aerosoleve të cigareve elektronike shkaktojnë rritje të qelizave inflamatore në mushkëri. Inhalimi i zgjatur solli ndryshime në qelizat imune të sistemit të frymëmarrjes, si dhe në nivelet e gjeneve dhe proteinave të mushkërive, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtime tek njerëzit tregojnë se avujt e cigareve elektronike mund të dëmtojnë ADN-në e qelizave epiteliale po aq sa tymi i duhanit. Shijet e ëmbla shkaktuan dëmet më të larta, të ndjekura nga aromat mentol dhe frutore.

Shumica e pajisjeve të vapimit ofrojnë nivele të larta nikotine, shpesh më të larta se cigaret tradicionale.

Nikotina është tepër varëse dhe veçanërisht e dëmshme për trurin në zhvillim të adoleshentëve, fëmijëve dhe fetusit gjatë shtatzënisë. Për më tepër, avujt përmbajnë substanca potencialisht kancerogjene si diacetili, komponime organike të paqëndrueshme dhe metale të rënda (nikel, kallaj, plumb).

Rreziqet nuk ndalen këtu: aerosolët mund të ndryshojnë mikrobiomën orale, duke rritur predispozitën për prishje të dhëmbëve.

Një studim i madh i vitit 2024 zbuloi se përdoruesit e cigareve elektronike kishin 19% rrezik më të lartë për një formë të dështimit të zemrës të quajtur ‘dështim i zemrës me fraksion të reduktuar të nxjerrjes’.

Këto të dhëna sugjerojnë se, ndonëse vapimi përmban një profil të ndryshëm rrezikshmërie nga duhani, pasojat shëndetësore janë po aq serioze dhe kërkojnë vëmendje të veçantë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjykata Supreme e shfuqizon Rregulloren e Brendshme të AKPM-së
Artikulli i rradhës Studimi: Vaksina HPV mbron edhe të pavaksinuarit përmes imunitetit kolektiv

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.