Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

GLP-1 mund të ofrojë mbrojtje më të mirë kundër demencës se sa metformina

Jetë 29/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 589 milionë të rritur në mbarë botën jetonin me diabet në vitin 2024, dhe 90% e tyre kishin diabet të tipit 2. Ky lloj diabeti, që lidhet me mosfunksionimin e insulinës në trup, është i njohur edhe si faktor rreziku për zhvillimin e demencës.

Një studim i ri ka treguar se disa ilaçe për diabetin mund të kenë efekte mbrojtëse për tru. Sipas këtij studimi, personat që përdornin agonistët e receptorëve GLP-1 kishin një rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar demencë në krahasim me ata që përdornin metforminë, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Dr. Szu-Yuan Wu, profesor i onkologjisë dhe farmakoepidemiologjisë në Universitetin Aziatik në Tajvan, shpjegoi për MNT se “diabeti i tipit 2 nuk është vetëm një çrregullim metabolik, por edhe një faktor i rëndësishëm rreziku për demencë, sidomos për sëmundjen e Alzheimerit dhe format e tjera jo-vaskulare të saj.”

Sipas tij, rreziku për zhvillimin e demencës është rreth 1.7 herë më i lartë tek personat me diabet të tipit 2 sesa tek popullata e përgjithshme, duke shtuar barrën për familjet dhe sistemet shëndetësore.

Studimi, i publikuar në revistën “BMJ Open Diabetes Research & Care”, konfirmon potencialin e agonistëve GLP-1 në ruajtjen e shëndetit të trurit tek pacientët me diabet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaportohet se Franca do të hedhë ndihma nga ajri për Gazën
Artikulli i rradhës Gjendet trupi i pajetë i mërgimtarit që kërceu nga ura e Ujmanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.