Ka vdekur një person i përfshirë në një aksident komunikacioni dje në orën 11:25, në fshatin Llukar në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Sovrani/